Lidhje

Takim i ministrave të jashtëm  të NATO-s në Madrit - 2003-06-03


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, George Robertson, tha sot se Aleanca i ka kapërcyer mosmarrëveshjet në radhët e saj rreth luftës në Irak. Zoti Robertson e hapi takimin dy-ditor të ministrave të jashtëm në Madrit, duke thënë se detyrat e reja do të tregojnë se Nato është një organizatë e efektshme dhe fleksible.

Nën Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Politike, Mark Grosman, i cili mori pjesë në takim në vend të Sekretarit të Shtetit Colin Powell, u tha gazetarëve se Natoja është, sipas fjalëve të tij, në rrugën e riparimit të plotë.

Në gusht, Nato pritet të marrë kontrollin e misionit ndërkombëtar paqeruajtës në Afgansitan dhe ka rënë dakort të ndihmojë forcën shumë-kombëshe nën komandën polake, që do të dislokohet në rajonet qendrore të Irakut.

Deri tani, roli i NATO-s ka qënë i kufizuar në Evropë. Gjatë takimit dy ditor, ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë rreth ndihmës që mund të ofrojë Aleanca për luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë globale.

Në fillim të vitit në gjirin e Aleancës filluan përçarjet, kur Franca, Gjermania dhe Belgjika kundërshtuan luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.// lk //

XS
SM
MD
LG