Lidhje

Presidenti Bush: SHBA janë të angazhuara për paqen në Lindjen e Mesme - 2003-06-03


Presidenti Bush shkoi në Egjipt për të siguruar mbështetjen e vendeve arabe për planin e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve. Udhëheqësit e Egjiptit, Bahrenit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite nuk e zhgënjyen presidentin.

Në komentet e tij Presidenti egjiptian Hosni Mubarak theksoi pikërisht atë që priste Shtëpia e Bardhë.

“Ne e përshëndesim planin e paqes”, tha presidenti Mubarak përmes përkthyesit",- tha zoti Mubarak.

Mikpritësi i takimit shtoi se të gjithë pjesëmarrësit e dënuan dhunën dhe terrorin dhe do të ndihmojnë për të çuar përpara procesin e paqes.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë krimet e terrorizmit kundër njerëzimit. Ne hedhim poshtë dhe dënojmë kulturën ekstremiste dhe dhunën në çfarëdo lloj forme që të shfaqen ato”,-tha zoti Mubarak.

Pikërisht këto ishin garancitë që kërkonte presidenti para se të largohej nga Egjipti për në Jordani për takimin tripalësh të mërkurën me kryeministrin izraelit dhe atë palestinez.

Duke qëndruar përkrah presidentit Mubarak pas takimit të Sharm El-Sheikut, presidenti Bush tha se momenti i tanishëm është premtues.

“Ekziston një mundësi e madhe për t’u bashkuar kundër terrorizmit. Janë hedhur farët për krjimin e shtetit të ri palestinez. Dhe ne shohim mundësi të madhe për një paqe më të gjerë mes njerëzve të këtij rajoni.”, tha presidenti.

Arritja e këtyre synimeve, tha presidenti Bush, do të kërkojë kurajo dhe largpamësi nga të gjitha palët. Presidenti Bush i kritikuar më parë se nuk po bënte sa duhet për paqen në Lindjen e Mesme, tha se do të qëndrojë i angazhuar dhe do të punojë intensivisht për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

“Amerika është e angazhuar dhe unë jam i angazhuar për të ndihmuar të gjitha palët të marrin vendime të vështira por historike, që do t’i çojnë drejt paqes”,- tha presidenti.

Ky është udhëtimi i parë i presidentit Bush në Lindjen e Mesme, që pas ardhjes në detyrë në janar të vitit 2001. Dhe takimi në Sharm El-Sheik është takimi i parë i tij i drejtëpërdrejtë me kryeministrin e ri palestinez Mahmud Abaz. Vetë fakti që ai u ftua në takim, tregon se vendet e tjera arabe e pranojnë kryeministrin Abaz si përfaqësuesin kryesor të popullit të tij. Zoti Abaz qëndroi i ulur në tryezën e bisedimeve në vendin që më parë zinte Jaser Arafati.// lk //

XS
SM
MD
LG