Lidhje

Kalendari Historik, 2 qershor - 2003-06-04


Më 2 maj të vitit 1968, vargu me autobuzë, vetura dhe një numër i vogël vagonësh të tërhequr me mushka kishin marrë rrugën nga pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, për të filluar në kryeqytetin amerikan marrshimin e njerëzve të varfër, i njohur gjithashtu si fushata e njerëzve të varfër.

Qëllimi ishte të demonstrohej nevoja për ndihmë më të madhe nga qeveria në kapërcimin e problemit të strehimit, papunësisë dhe arsimit për të varfërit. Disa mijëra vetë që erdhën në Washington DC, ngritën çadra pranë përmendores së Lincolnit. Ky fushim u quajt Qyteti i Kryengritjes në Washington DC. I përndershmi Ralph David Abernathy, një ndihmës i lartë i Martin Luther Kingut., i tha një komisioni të kongresit se amerikanët e varfër kishin nevojë për më shumë ndihmë, pasi përpjekjet e qeverive të mëparshme kishin dështuar.

”Ne ndodhemi këtu që të takohemi me ju e t’ju themi se njerëzit që ju keni dëgjuar, fëmijët që keni parë, ndodhen ende atje ku i keni lënë dhe janë ende të uritur.”, tha ai.

Më 2 maj të vitit 1960, 38-vjeçari Karol Chessman u ekzekutua në dhomën e gazit në Kaliforni. 12 vjetë më parë, më 1948, një juri e kishte shpallur atë fajtor për një seri grabitjesh, rrëmbimesh të personave dhe përdhunimesh.

Ligjet e Kalifornisë në atë kohë e kishin bërë të detyrueshëm ekzekutimin e fajtorëve që kryenin rrëmbime personash duke u shkaktuar atyre dëmtime fizike.

Çështja-Chessman pati tërhequr vemendje të gjerë nga ana e atyre që mendonin se vendimi me vdekje për të ishte tepër i ashpër apo se dënimi me vdekje i çdo forme ishte i gabuar. I pandehuri Chessman u mbrojt vet në gjyq, pa ndihmën e avokatit.

Gjatë 12 vjetëve në pritje të ekzekutimit në burgun Sant Quentino, ai shkroi katër libra, njëri prej të cilëve u shit në katër milionë kopje. Duke përdorur paratë e grumbulluar nga shitja e librave, ai mori avokatët më të mirë për të apeluar çështjen e tij dhe arriti të pezullonte 8 herë procedurat e ekzekutimit.// lk //

XS
SM
MD
LG