Lidhje

Institucionet e Kosovës do të marrin pjesë në takimin e BE-së në Selanik - 2003-06-05


Pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në takimin e Bashkimit Evropian në Selanik të Greqisë, është konfirmuar tashmë. Kjo u bë e qartë në fund të vizitës në Prishtinë të përfaqësuesit të lartë për siguri dhe politikë të jashtme të Bashkimit Evropain, Javier Solana.

Pas takimeve me përfaqësuesit kryesor politikë ndërkombëtarë dhe vendorë, zoti Solana tha në një takim me gazetarë së bashku me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara Michael Steiner, se takimi i Selanikut, është vendi i takimeve dhe bisedimeve, prandaj të gjithë pjesmarrësit duhet të jenë të përgatitur për këtë.

Ai tha se në delegacionin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në takimin e Selanikut do të jenë edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Sipas tij ky takim ka dy synime kryesore.

“Selaniku është takim ku do të shqyrtohet afrimi i njerëzve të rajonit me Bashkimin Evropian dhe njëkohësisht si të afrohen njerzit e rajonit ndërmjet vete”, theksoi zoti Solana.

Selaniku është vendi i bisedimeve, theksoi ai, prandaj “të gjithë duhet të jenë të gatshëm dhe të kenë vullnet që të shfrytëzojnë këtë rast të mrekullueshëm, meqë takimet e tilla nuk janë të shpeshta”.

Zoti Solana tha se “BE-ja përkrahë në tërësi shefin e UNMIK-ut Michael Steiner në të gjitha veprimet e tij në Kosovë sikundër edhe në synimet e tij për pjesmarrjen e Kosovës në takimin e Selanikut”.

Ai theksoi se koha për bisedime është e përshtatshme, mirëpo as ai e as zoti Steiner nuk pranuan të thonë hapur pikëpamjet e tyre rreth bisedimeve të mundshme në Selanik. Ky i fundit tha se “takimi i Selanikut është me rëndësi vendimtare për vendet e Ballkanit”. Zoti Steiner tha se fakti që është pranuar që në kuadër të delegacionit të UNMIK-ut të marrin pojesë edhe institucionet e këtushme shumetnike paraqet suksesin më të rëndësishëm.

Zoti Solana tha ndërkaq se në këtë takim nuk do të diskutohet për stausin politik të Kosovës dhe se kjo cështje do të zgjidhet në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Steiner ofron shpërblim për ndricimin e vrasjes së trefishtë në Obiliq

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Michael Steiner ka ofruar një shpërblim prej 50 mijë eurosh, përafërsisht 57 mijë dollarë amerikan, për këdo që ofron informacion, që do të mundësonte arrestimin e përgjegjësve për vrasjen e djeshme të tre pjestarëve të komunitetit serb në Obiliq afër Prishtinës.

Për këtë arsye Misioni ka krijuar një lidhje të vecantë telefonike, nëpërmjet së cilës, mund të ofrohen informacione në besim të plotë.

Tre pjestarë të një familjeje serbe, u vranë dje në Obiliq në rrethana të pasqaruara, ndërsa vrasja u dënua fuqishëm nga të gjithë përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë dhe ata të institucioneve e partive politike vendore të të gjitha komuniteteve. Vrasja është dënuar edhe nga përfaqësuesi I Bashkimit Evropian Javier Solana.

Zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit për ndricimin e vrasjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.//kk//

XS
SM
MD
LG