Lidhje

Senatorja Klinton rrëfen për herë të parë për reagimin ndaj skandalit Lewinski - 2003-06-05


Këto ditë del në qarkullim një libër i ri i senatores Hillary Klinton, ku ajo flet për disa nga momentet më të vështira të jetës së saj pas skandalit Lewinski.

Dy momentet më të vështira, tregon ajo, ishin vendimi për të kërkuar divorcin apo për të qëndruar e martuar me ish-Presidentin Klinton dhe ai për hyrjen në garën për në senat.

Në fillim tregon senatorja, ajo e besoi të shoqin, presidentin Klinton, kur ai i mohoi akuzat se kishte patur marrëdhënie me praktikanten Monika Lewinski. Por 6 muaj pas daljes së akuzave, në gusht të vitit 1998, ndërsa presidenti po përgatitej për të dhënë dëshminë e tij dhe ndërsa ajo ende e besonte, senatorja Hillary tregon se i shoqi i tha se problemi ishte më i thellë se sa ai kishte pranuar më parë.

Ai e kutpoi, shkruan zonja Hillary në librin e saj, se i duhej të dëshmonte se kishte patur marrëdhënie të papërshtatshme. Në këtë moment, thotë ajo, mbeta si e shokuar, mezi merrja frymë dhe fillova t’i ulërija: përse më gënjeve, isha tepër e nervozuar dhe asgjë nuk më qetësonte, as falja që po kërkonte ai. Ditët dhe muajt që pasuan ishin të vështirë për çiftin Klinton.

Dhe siç shkruan senatorja Clinton, ajo që i qetësoi disi marrëdhëniet ishte vendimi i saj për të marrë pjesë në garën për në senat, pasi kjo u dha mundësi të flisnin për diçka tjetër me njeri-tjetrin.

Libri del në librari të hënën dhe po pritet me shumë interes, megjithëse nuk kanë munguar edhe zërat që bëjnë thirrje për bojkotimin e këtij libri.//kk/

XS
SM
MD
LG