Lidhje

Kalendari Historik, 6 qershor - 2003-06-06


Më 6 Qershor 1944, aleatët në Luftën e Dytë Botërore organizuan pushtimin më të madh të parë ndonjëherë. Më shumë se 150 mijë ushtarë të flotave ajrore dhe detare kaluan Kanalin e Lamanshit në drejtim të Francës, për të çliruar njëherë e përgjithmonë Evropën nga pushtimi Nazist. Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Aleatëve, Gjenerali Eisenhower, komunikoi nëpërmjet radios me trupat që përgatiteshin në plazhet e Normandisë. “Ushtarë, marinarë dhe pilotë të Forcave Aleate, të gjithë ju jeni afër një ndërmarrjeje të rëndësishme për të cilën jemi përpjekur gjithë këto muaj. Të shoqëruar nga aleatët tanë të zotë dhe vellezërit tanë në fronte të tjera, ju do të shkatërroni njëherë e përgjithmonë makinerinë gjermane të luftës, do të eliminoni sundimin dhe shtypjen e njerëzve të Evropës nga tirania Naziste, dhe do të sillni sigurinë për të gjithë në një botë të lirë”. Sulmi më i madh dhe me i komplikuar ndonjëhere nisi pa lindur dielli. 13 mijë parashutistë filluan të ulen drejt tokës rreth orës 1:15 të mëngjesit, duke u ndjekur më pas nga trupat e transportuara nga tanket. Edhe pse mbrojtja ishte tepër e fuqishme, sulmi doli me sukses, dhe është konsideruar një etapë e rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore. Franca u çlirua, dhe gradualisht e gjithë Evropa u çlirua nga kontrolli nazist. Jo më shume se nje vit pas pushtimit të Normandisë, diktatori Nazist, Adolf Hitler vrau veten, Reich-u i Tretë u kthye në rrënoja dhe udhëheqësit ushtarakë gjermanë u dorëzuan pa kushte.

Më 6 Qershor, 1933 në Kamden të Nju Xhersit u ndërtua kinemaja e pare e cila u krijoi kushte shikuesve të shijonin një film në natyrë, pas xhamave të makinave të tyre. Dyshemeja e kinemasë së zakonshme u zëvendësua nga një fushë e rrethuar me gardh, dhe ne vend të karrigeve, u krijua hapësire për 500 makina që do të parkoheshin përballë një ekrani. Shoferët dhe pasagjerët e tjerë do qëndronin në makinë, ndërsa filmi projektohej në ekranin me përmasa 12 dhe 15 metra. Zëri rregullohej nëpërmjet një altoparlanti i cili ndodhej në fund të një teli dy metra në çdo vend parkimi. Altoparlanti mund të varej brenda një dritareje makine pak të hapur. Numri i këtyre kinemave në Amerikë u rrit deri në 4 mijë në fund të viteve 50-të, por që atëherë, ky numër është ulur në qindra. Ngritja e vlerës së tokës të perdorur për makinat dhe ekranin si dhe rritja e konkurrimit nga kinematë me shumë salla, televizioni me lidhje satelitore dhe videokasetat, sollën edhe zhdukjen edhe të kinemave të hapura.

XS
SM
MD
LG