Lidhje

Shtetet e Bashkuara falenderojnë Maqedoninë për rolin në luftën kundër terrorizmit - 2003-06-06


Zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Robert Bradtke, tha se ka biseduar me kryeministrin maqedonas, Branko Cërvenkovski, mbi dy çështje: ”E para, për t’i shprehur falënderime qeverisë maqedonase për rolin që Maqedonia po luan në luftën kundër terrorizmit për atë që Maqedonia ka bërë në lidhje me Afganistanin dhë Irakun. Kjo vlerësohet shumë në Washington”, tha zyrtari amerikan.

Zoti Bradtke tha se ka biseduar me kryeministrin Cërvenkovski edhe për dëshirën e Maqedonisë që t’i bashkohet Natos. Zyrtari amerikan tha se sapo ishte kthyer nga takimi ministror i Aleancës në Madrid, ku u rikonfirmua qëndrimi për t’i hapur dyert vendeve të reja. ”Ministrat e Natos duan që Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia, vendet anëtare të Programit Aksional, që të kenë sukses në anëtarësimin e tyre në Atlantikun Verior”.

Këtë qendrim, zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Bradtke ia ka bërë të qartë kryeministrit maqedonas. ”Ky program do angazhim, reforma në mbrojtje, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, tha zyrtari amerikan duke vërejtur megjithatë se Maqedonia po shënon përparim në këtë drejtim.

Në takimin me zotin Cërvenkovski u bisedua edhe mbi misionin e forcave BE-s në Maqedoni në lidhje me kohëzgjatjen e misionit të tyre. //az//

XS
SM
MD
LG