Lidhje

Agjencia për Enegjinë Atomike dërgon një ekip në Bagdad - 2003-06-06


Një ekip i vogël ekspertësh të Agjencisë Ndërkombëtare i Energjisë Atomike mbërriti të premten në Bagdad për të filluar vlerësimin e dëmeve në centralim më të madh bërthamor të Irakut.

Zyrtarë amerikanë vendosën vetëm kohët e fundit të lejojnë ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të shqyrtojnë gjendjen e sigurisë në centralin bërthamor Tuwaitha afër Bagdadit, pasi pranuan se forcat amerikane nuk ishin të pajisura për të bërë këtë punë.

Por ekspertët do të kenë vetëm 2 javë kohë që të përfundojnë punën e tyre dhe nuk do të lejohen të bëjnë hetime në qendra të tjera. Plaçkitësit e dëmtuan centralin dhe materiali radioaktiv u përhap në gjithë centralin kur trupat amerikane e lanë atë të pambrojtur pas përmbysjes së rregjimit të Sadam Huseinit.//kk//

XS
SM
MD
LG