Lidhje

Hamas ndërpret bisedimet me kryeministrin palestinez - 2003-06-06


Grupi ekstremist palestinez Hamas njoftoi për ndërprerjen e bisedimeve me kryeministrin palestinez, Mahmud Abaz, lidhur me ndalimin e sulmeve të armatosura kundër Izraelit.

Vendimi i Hamasit mund të bëjë që të dy palët palestineze të vihen kundër njera tjetrës. Zyrtari i grupit ekstremist palestinez, Abdul Aziz al-Ramtisi, tha se kryeministri Abaz nuk përfaqëson pikpamjet e këtij grupi, prandaj nuk ka arsye që të vazhdojnë bisedimet.

Në takimin e nivelit të lartë të së mërkurës me presidentin Bush dhe kryeministrin izraelit, Ariel Sharon, kryeministri palestinez Abaz tha se konflikti izraelito-palestinez nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake.

Disa mijëra përkrahës palestinezë të grupit Hamas u mblodhën sot në Gazë për të protestuar kundër atyre që Hamasi i quajti “angazhime të papranueshme,” të kryeministrit palestinez në takimin e nivelit të lartë në Akaba, me presidentin Bush dhe kryeministrin izraelit Ariel Sharon.

Shtëpia e Bardhë e dënoi sot vendimin e Hamasit për të ndërprerë bisedimet, duke e cilësuar grupin ekstremist si një armik të paqes.// lk //

XS
SM
MD
LG