Lidhje

Kosovë: shpërthimi i një bombe shkakton disa plagosje - 2003-06-07


Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara thonë se një bombë shpërtheu të shtunën në afërsi të një agjencie udhëtimesh në Prishtinë, duke plagosur disa persona.

Autoritetet thonë se bomba shpërtheu kur një punonjëse hapi në mëngjes agjencinë. Nuk ishte e qartë se çfarë lënde plasëse ishte përdorur, por njoftimet e para bëjnë të ditur se hapja e derës aktivizoi shpërthimin e bombës.

Personat e plagosur u dërguan për mjekim në spitalin qendror të Prishtinës.//kk//

XS
SM
MD
LG