Lidhje

NASA shtyn lëshimin e robotit drejt Marsit - 2003-06-08


Agjencia Amerikane e Hapësirës, Nasa, vendosi të shtyjë lëshimin që kishte planifikuar për të djelën të njërit prej dy robotëve që do të shkojnë drejt planetit Mars për të kontrolluar për të dhëna nëse dikur në këtë planet mund të ketë patur ujë. Moti i keq në Qendrën Kenedi të lëshimit të anijeve në hapësirë e detyroi Nasën ta shtyjë lëshimin për 24 orë. Roboti i dytë është në plan të lëshohet më 25 qershor. Të dy robotët pritet të mbërrijnë në Planetin e Kuq në janar të vitit tjetër. Në fillim të javës Evropa dhe Japonia lëshuan dy satelitë drejt Marsit. Shkencëtarët po shfrytëzojnë një moment të rallë kur planeti i Marsit dhe Toka ndodhen më pranë njeri tjetrit. //az//

XS
SM
MD
LG