Lidhje

Powell:  Veprimtaritë terroriste nuk mund të ndalin përpjekjet e SHBA-së për të çuar përpara planin e paqes - 2003-06-08


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që një sulm vdekjeprurës nga tri grupe estremiste palestineze ndaj trupave izraelite të minojë prosecin e paqes në Lindjen e Mesme.

Zoti Powell tha se veprimtaritë terroriste nuk mund të ndalin përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ta çuar përpara planin e paqes. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka të mundëshme për të ndihmuar Kryeministrin palestinez, Mahmoud Abbaz që të ndalë sulmet terroriste kundër izraelitëve.

Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha se Izraeli nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj palestinezëve deri sa zoti Abbaz të marrë masa vendimtare kundër terrorit.

Zoti Sharon e bëri këtë deklaratë pasi tre grupet ekstremiste palestineze Hamas, Xhihadi Islamik dhe Bigadat Martire Al-Aksa thanë se e kryen së bashku sulmin e djeshëm në një pikë-kalimi kryesor midis Rripit të Gazës dhe Izraelit. Nga sulmi u vranë 4 ushtarë izraelitë dhe 4 të tjerë u plagosën.

Sulmi duket se ishte një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit palestinez Mahmoud Abaz, i cili ishte përpjekur të bindte grupet ekstremiste të ndërprisnin sulmet kundër Izraelit, ashtu siç kërkohet në palnin e ri të paqes për Lindjen e Mesme, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Të tri grupet ishin mes 5 fraksioneve palestineze, udhëheqësit e të cilëve u zotuan të shunën se do të vazhdojnë sulmet kundër izraelitëve.//ic//

XS
SM
MD
LG