Lidhje

Pheniani thotë se ka nevojë për armë bërthamore - 2003-06-09


Koreja e Veriut thotë se ka nevojë për armë bërthamore në mënyrë që të pakësojë forcat e saj konvenconale shumë të mëdha dhe thekson se nuk ka në plan të bëjë shantazhe kundër ndonjë vendi tjetër. Agjencia zyrtare e lajmeve koreanoveriore tha se politika armiqësore e Shteteve të Bashkuara ndaj Koresë së Veriut mban përgjegjësinë për ambicjet bërthamore të Phenianit.

Nëse Koreja e Veriut mund të sigurojë një forcë shkurajuese bërthamore, thotë agjencia e lajmeve, qeveria e saj mund ti kushtojë më shumë burime zhvillimit ekonomik, një nevojë jetike për këtë vend të varfëruar. Presidenti i Koresë së Jugut, Roh Moo-hyun, tha se Seuli nuk do të lejojë praninë e armëve bërthamore në Korenë e Veriut, por shprehu bindjen se problemi mund të zghjidhet në mënyrë paqesore nëpërmjet dialogut.//xh//

XS
SM
MD
LG