Lidhje

Polonia voton në favor të anëtarësimit në BE - 2003-06-09


Polakët miratuan me shumicë dërrmuese votash anëtarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm. Zyrtarët thonë se në referendumin që u zhvillua të shtunën dhe të dielen, mbi 77 përqind e votuesve shprehën mbështetjen për anëtarësim.

Presidenti Aleksandër Kuaznievski tha se rezultati i referendumit shënon kthimin e Polonisë në familjen evropiane.

“Ne mund të japim shumë dhe të përshpejtojmë përparimin e ekonomisë dhe jetës sonë. Ne do të përfshihemi përsëri në familjen evropiane. Pikërisht këtë synonim.”, tha ai.

Por kryeministri Laszek Miller tha se përpjekjet për të ngritur ekonominë e vendit në nivelin e standardeve të Bashkimit Evropian do të jenë të vështira.

Referendumi i jep zotit Kvashievski mandatin që i nevojitet për të ratifikuar traktatin e Polonisë me Bashkimin Evropian, i cili u nënshkrua në Athinë në prill.

Antarësimi në Bashkimin Evropian do t’u japë për herë të pare mundësi polakëve të jetojnë dhe të punojnë në mënyrë të ligjshme në vendet e Bashkimit, por ende mbetet shumë për të bërë.

Polonia është vendi më i madh nga 10 shtetet, shumica evropianolindore, që janë ftuar të hyjnë në radhët e Bashkimit Evropian në maj të vitit tjetër.//kk//

XS
SM
MD
LG