Lidhje

Presidenti pakistanez:Islami është fe përparimtare, që mbron të drejtat e grave dhe të të gjitha pakicave - 2003-06-10


Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, bëri sot një vizitë në bazën e myslimanëve të vijës së ashpër, për t’u bërë atyre thirrje që të kundërshtojnë Islamin e stilit taleban.

Duke folur në krahinën Veriperëndimore të vendit, zoti Musharraf tha se Pakistani nuk ka nevojë për një formë të prapambetur dhe jotolerante të Islamit, por për një shoqëri islamike të qytetëruar dhe tolerante.

Javën e kaluar, partitë pro-talebane të vijës së ashpër në pushtet, vendosën të vënë në zbatim ligjin e rreptë islamik të Sheriatit.

Presidenti Musharraf tha se përpjekjet e kohëve të fundit të ekstremistëve do të dëmtonin imazhin e Pakistanit në botë dhe pengojnë përparimin e vendit. Ai tha se Islami është fe përparimtare, që mbron të drejtat e grave dhe të të gjitha pakicave.// lk //

XS
SM
MD
LG