Lidhje

Sulme të reja ndaj forcave të koalicionit në  Irak. - 2003-06-10


Katër ushtarë amerikanë u plagosën sot nga zjarri i armikut gjatë një serie bastisjesh, në kuadër të fushatës kundër luftëtarëve guerrilas në verilindje të Bagdadit.

Një zëdhënës ushtarak tha se të paktën 370 irakianë janë arrestuar gjatë bastisjeve në qytetet Balad dhe Bakuba dhe se të paktën 30 janë identifikuar si përkrahës së presidentit të përmbysur, Sadam Husein. Disa ushtarë amerikanë janë vrarë ose plagosur gjatë dy javëve të fundit në prita jashtë kryeqytetit irakian.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha se do të duhen muaj për të çrrënjosur mbeturinat e regjimit të përmbysur të Saddam Husseinit, edhe pse pritet që në Irak të dërgohen paqeruajtës të tjerë.

Duke folur sot para dite në Lisbonë, zoti Rumsfeld fajësoi anëtarët e Partisë Baath dhe besnikë të tjerë të Saddam Huseinit për shtimin e sulmeve kundër forcave të koalicionit në Irakun e pasluftës.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Kombëtar Irakian, i cili gëzon mbështetjen amerikane, tha se Sadam Huseini është gjallë dhe vazhdon të fshihet në verilindje të Bagdadit, në afërsi të qytetit të tij të lindjes, Tikrit.

Duke folur para Këshillit mbi Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork, Ahmed Çeçeli tha se ish-presidenti irakian ka caktuar shpërblime për vrasjen e ushtarëve amerikanë dhe u bëri thirrje forcave të koalicionit të përdorin informacionin irakian të zbulimit për të gjetur ish diktatorin dhe armët e shkatërrimit në masë.

Forcat amerikane kapën sot edhe dy nga 55 ish zyrtarët më të kërkuar irakianë, një anëtar të Këshillit të Komandës Revolucionare të Sadam Huseinit dhe një shkencëtar të sektorit të armëve kimike të ushtrisë irakiane.// lk //

XS
SM
MD
LG