Lidhje

Metodë re për përcaktimin e kancerit - 2003-06-10


Lëvizja e qelizave në trupin e njeriut i ngjan një trafiku të dëndur. Për të kuptuar se ç’ndodh në trupin e pacientit, mjekut i duhet të shohë çdo gjë qartë. Por nëse skanimi tregon një tumor, si mund të thuhet se ai është kanceroz dhe nëse ka mundësi të përhapet më tej në organizëm.

Në universitetin e Kalifornisë në Berkley, kimisti Paul Alivisatos përpiqet për të veçuar qelizat e tumorrit nga qelizat normale. Ai thotë se një qelizë tumori ka prirje për të shkaktuar një tumor të dytë.

Për të parë nëse qelizat kanceroze kanë gjasa të përhapen, ai i ndau qelizat në dy grupe; kanceroze dhe normale duke i veshur ato me ngjyra të veçanta si shenjë dalluese dhe hodhi mbi to një lloj solucioni të posaçëm. Kimisti Alivisatos thotë se solucioni që ai përdor luan rolin e njëjtë me atë të një gjysmë përçuesi kompjuterik, dhe çdo pikë është një pjesë e vogël e këtij gjysmëpërçuesi.

Nën rrezet ultra vjollcë, këto pika krijojnë ngjyra të ndezura të pa zakonta. Ato krijojnë mundësi për të parë me imtësi edhe venat më holla si dhe lëvizjen e qelizave dbrenda një tumori. Kimisti Alivisatos thotë se në laboratorin e tij tani po punohet për të zhvilluar mënyra të reja për përcaktimin e rrezikut të përhapjes së kancerit dhe llojin e tij që në fazat më të herëshme, gjë që do të ndihmonte në trajtimin në kohë e me sukses të kësaj sëmundjeje.

SIGURIMI I FËMIJËVE NË AUTOMJETE

Aksidentët me makina përbëjnë shkaktarin kryesor të vdekjeve të fëmijëve mbi një vjeç. Megjithatë, në shumë shtete në Amerikë, sipas ligjit, prindërit nuk janë të detyruar t’i mbajnë fëmijët mbi moshën 4 vjeçare në karrige të posaçme sigurimi gjatë kohës kur automobili është në lëvizje. Por një studim i ri për herë të parë tregon se kjo masë sigurimi në shumë raste shpëton jetën e fëmijëve nga mosha 4 deri në 7 vjeç.

Mjeku Denis Burbin dhe kolegët e tij pranë spitalit pediatrik në Filadelfia studiuan të dhënat e mbi 4 mijë aksidenteve me makinë gjatë katër viteve të fundit dhe arritpn në përfundimin se rripi i sigurimit shpëton jetën e fëmijëve në 60 përqind të rasteve. Në studim thuhet se dëmtimi i fëmijëve gjatë aksidenteve vjen edhe si rezulat i përdorimit të papërshatshëm të rripave të sigurimit.

SKANIMI I NJË MUMJEJE TË LASHTË

Mumja që po shikoni iu nënshruar një tomografie ose skanimi të kompjuterizuar për të parë në se brenda tij mund të kishte ndonjë gjë për të ndriçuar një mister. Mumja është pronë e muzeut në qytetin Wake të Karolinës së Veriut. Për vite, ekspertët e dinin se brenda mumjes ndodhej një krijesë në formë zogu. Ata besonin se krijesa ishte zog, por për këtë donin të siguroheshin. Klinika e radiologjisë së qytetit i afroi ekspetrtëve aparatin e saj.

Kështu filloi procesi i skanimit duke përdorur kompjutra për krijimin e pamjeve tri dimensionale. Në këtë mënyrë ekspertët do të jenë në gjendje të shohin qartë se çfarë ndodhet brenda mumjes. Nga pamjet e deri tanishme shkencëtarët nuk mund të thonë ndonjë gjë të saktë dhe shtojnë se rezulatet përfundimtare të kërkimeve të tyre mund të dalin pas disa javësh. Shkencëtarët mendojnë se zogu brenda mumjes i takon vitit 400 para erës sonë.

PËRGATITJE PËR MISIONE NË MARS

Sipas zyrtarëve të Nasas, ka shumë të ngjarë që në planetin Mars mund të ketë ujë. Ata thonë se ky lloj zbulimi do të përbënte një hap më pranë gjetjes së elementëve të domosdoshëm për jetën. Përvoja e deritanishme ka treguar se eksplorimi i marsit është një sipërmarrje tepër e rrezikëshme. Dy nga 3 misionet në Mars kanë përfunduar në dështim. Por shkencëtarët besojnë se makinat robotë që pritet të nisen së shpejti për në Mars janë më të aftat që janë dërguar në planetin e kuq më sot.

Për uljen e robotëve në kordinatat e caktuara në Mars do të përdoren parashuta të posaçme. Makinat robote janë pajisur me kamera me reze infra të kuqe për të bërë kërkime e shqyrtime të ndryshme gjeologjike për të përcaktuar nëse në planetin e kuq ka jetë. Makinat gjithashtu janë pajisur me panele diellore dhe ato do të funksionojnë me enerigjënë e grumbulluar nga këto panele.

XS
SM
MD
LG