Lidhje

Al-Kaida dyshohet si autore e sulmit në Kabul - 2003-06-11


Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck, tha se terroristë të rrjetit al-Kaida ishin pas shpërthimit vdekjeprurës të javës së kaluar që shkaktoi vdekjen e 4 paqeruejtësve gjermanë në kryeqytetin afgan. Zoti Struck i tha sot televizionit gjerman se duket që autori i shpërthimit ishte anëtar i al-Kaidës, kishte lidhje me lëvizjen Taleban dhe mbështetej nga forca renegate. Ai tha se të tre grupet po përpiqen të detyrojnë Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë të largohet nga Afganistani. Ushtarët gjermanë po largoheshin nga Afganistani, kur autori i shpërthimit vetëvrasës iu afrua me makinë autobusit të paqeruejtësve dhe aktivizoi lëndët plasëse. //ad//

XS
SM
MD
LG