Lidhje

Një tjetër inkursion izraelit në Rripin e Gazës - 2003-06-11


Forcat izraelite vranë dy anëtarë të tjerë të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në një inkursion të dytë në Rripin e Gazës, pas një shpërthimi vetvrasës dje në Jerusalem ku mbetën të vdekur 16 izraelitë dhe më shumë se 100 të tjerë të plagosur.

Dëshmitarët okularë thonë se helikopterë ushtarakë izraelitë qëlluan me dy raketa një automjet në qytetin Gaza sot herët në mëngjes. Zyrtarët ushtarakë izraelitë thonë se goditja kishte si objektiv ekstremistët që po përgatiteshin të ndërmerrnin një sulm me raketa. Disa orë më parë, helikopterët izraelitë vranë 5 palestinezë, duke përfshirë edhe dy ekstremistë të tjerë të Hamasit, në të njetën zonë.

Ky sulm u krye disa minuta pasi një ekstremist i Hamasit i veshur si prift ortodoks hodhi veten në erë në një autobuz në rrugën Jaffa me shumë lëvizje në pjesën perëndimore të Jerusalemit. Hamasi është zotuar se do të marrë hak për sulmin e forcave izraelite të martën për të vrarë zyrtarin e lartë të Hamasit, Abdel Azis Rantisi.

Shpërthimi i djeshëm vetvrasës u kritikua ashpër nga Presidenti Bush dhe udhëheqësit palestinezë. Presidenti palestinez, Yasser Arafat, e quajti shpërthimin akt terrorist. Zoti Arafat dhe Kreymnistri palestienz, Mahmoud Abbaz bëri gjithashtu thirrje për një armëpushim të menjëherëshëm mes izraelitëve dhe palestinezëve. Zoti Abaz tha se është me shumë rëndësi që të merren masa të menjëherëshme për të vënë në jetë “hartën rrugore” drejt paqes.

Ndërkaq, Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, u zotua se do të vazhdojë t’i ndjekë ekstremistët, ndërkohë që do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar një paqe të qendrueshme me palestinezët.//ic//

XS
SM
MD
LG