Lidhje

Londra e Parisi angazhohen për lidhje më të ngushta në Evropë - 2003-06-12


Presidenti francez, Zhak Shirak, dhe kryeministri britanik, Toni Blair, ranë dakord të lënë mënjanë moasmarrëveshjet rreth Irakut dhe të bashkëpunojnë për zhvillimin e lidhjeve më të ngushta në Evropë.

Pas takimit që zhvilluan të merkurën në Paris, dy udhëheqësit thanë se kishin qendrime të ngjashme lidhur me hartimin e një kushtetute evropiane dhe se ishin të vendosur të rrisin bashkëpunimin për integrimin në fushën e mbrojtjes dhe çështje të tjera rajonale.

Kryeministri bratanik tha se ato që lidhin Francën dhe Britaninë peshojnë shumë më tepër sesa mosmarrëveshjet mes tyre dhe theksoi nevojën për marrëdhënie më të ngushta për të siguruar të ardhmen e Evropës.

XS
SM
MD
LG