Lidhje

Natoja miraton paksimin e bazave të saj ushtarake - 2003-06-12


Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të Natos ranë dakord për një strukturë të re komande, përfshirë një paksim prej 40 përqind të bazave ushtarake, për ta përgatitur aleancën për misione jashtë Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Xhorxh Robertson, tha se marrëveshja që u arrit sot në Bruksel, parashikon riorganizimin më rrënjësor në historinë 54 vjeçare të aleancës. Lordi Robertson tha se ajo e transformon Naton në një aleancë të aftë për të përmbushur angazhimet në kohra të vështira. Në bazë të strukturës së re, të gjitha degët e Natos vihen nën një komandë strategjike me seli në Belgjikën jugore nën drejtimin e një amerikani. Synimi është të dislokohen forca më të lehta dhe më të përshtatshme që mund t’u përgjigjen kërcënimeve në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG