Lidhje

Isnpektorët e OKB-së për armët largohen nga Irani - 2003-06-12


Irani hodhi poshtë njoftimin se nuk lejoi inspektorët e Kombeve të Bashkuara të inspektojnë objektet e tij bërthamore, ndërkohë që Teherani akuzohet se po zhvillon armë bërthamore. Zëdhënësi i Organizatës iraniane të Energjisë Atomike, Khalil Musavi, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike vizituan të gjitha objektet që kishin në plan të inspektonin. Duke cituar burime të mirëinformuara rreth kësaj çështjeje, e përditshmja amerikane Wall Street Journal, tha se inspektorët e agjencisë së OKB-së për armët bërthamore u larguan dje papritmas nga Irani, pasi zyrtarët iranianë nuk i lejuan ata të vizitonin centralin e energjisë bërthamore Kalaje në Teheran. Administrata e Presidentit Bush po i kërkon Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, e cila ka në plan të publikojë të hënën, një raport mbi programin bërthamor të Iranit, të deklarojë se Irani po shkel Traktatin për Mosmpërhapjen e Armëve Bërthamore dhe kërkon që Irani të lejojë inspektime të mëtejshme pa kushte.

//ad//

XS
SM
MD
LG