Lidhje

Trupat amerikane vrasin 27 luftëtarë në Irak - 2003-06-13


Zyrtarë të Pentagonit thonë se trupat amerikane në Irak vranë të premtën 27 persona, pasi u sulmuan në verilindje të Bagdadit. Zyrtarët thonë se trupat amerikane vranë 4 prej sulmuesve pasi u vunë në shënjestër me granadahedhëse në qytetin Balad.

Më pas, forcat amerikane ndoqën me autoblinda dhe helikopterë pjesën tjetër të grupit të sulmuesve, duke vrarë 23 prej tyre. Zyrtarët ushtarakë nuk thanë nëse pati humbje në radhët e forcave amerikane. Incidenti ndodhi në një rajon, ku kohët e fundit forcat e koalicionit kanë intensifikuar operacionet kundër personave që dyshohen si përkrahës të presidentit të përmbysur Sadam Husein.

Ndërkohë, dy shpërthime ndodhën në një naftësjellës në Irakun verior. Ka njoftime kundërthënëse nëse shpërthimet ishin rezultat i sabotazhit. Sipas njoftimeve, disa dëshmitarë kanë thënë se shpërthimet në një naftësjellës që eksporton naftë në Turqi ishin shkaktuar nga bomba.

Mirëpo, sipas agjencsë së lajmeve Associated Press, kapiteni amerikan, John Morgan, tha se duket që shpërthimet nuk ishin rezultat sabotazhi. Shpërthimet pasojnë njoftimin se disa kompanive evropiane dhe amerikane iu janë dhënë kontrata për të eksportuar 9 milion e 500 mijë fuçi naftë të papërpunuar irakiane. Të ardhurat nga shitja e naftës do të përoren për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.//xh//

XS
SM
MD
LG