Lidhje

Bisedime trepalëshe mbi programin bërthamor të Phenianit - 2003-06-13


Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë një takim në Havai për bisedime rreth programit koreanoverior të armëve bërthamore. Takimi dy-ditësh i Grupit bashkërendues dhe mbikëqyrës tripalësh që po zhvillohet me dyer të mbyllura, është pjesë e këshillimeve të rregullta që mbahen rreth katër herë në vit.

Pritet që zyrtarët të bëjnë thirrje për bisedime të menjëharshme shumëpalëshe me Korenë e Veriut dhe për një zgjidhje diplomatike të mosmarrëveshjeve. Bisedimet zhvillohen disa ditë pasi Koreja e Veriut pranoi hapur për herë të parë se ka një program aktiv për ndërtimin e armëve bërthamore.//xh//

XS
SM
MD
LG