Lidhje

Shkencëtarët ndajnë përvojën me nxënësit e shkollave - 2003-06-13


Në shumë komunitete amerikane, shkencëtarë në pension ftohen në shkollat lokale për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre me nxënësit e mësuesit e shkencave.

Këta pensionistë janë vullnetarë të organizatës RE-SEED. Siç njofton Faiza Elmasry nga Shkolla 8-vjeçare Montgomery Village në shtetin Maryland, ky program ka dhënë rezultate, sidomos kur në klasë gjendet gjuha e përbashkët ndërmjet tre brezave. “Më pëlqen mjaft puna me fëmijë dhe, siç thotë shprehja e vjetër, ndodhemi në atë fazë të jetës, kur ne kemi dëshirë të japin sado pak nga ajo që kemi fituar nga jeta.”

Inxhinieri David Weizs ka punuar më shumë se 50 vjet në industrinë e aeronautikës. Gjatë 10 vjetëve të fundit të karrierës së tij, ai ka ndihmuar në ngritjen e një katedre të re inxhinierie në Universitetin e Marylandit, e cila përqendrohet në çështjet e sigurisë teknike. Ai ka dalë në pension para 5 vjetësh.

Lexova në një artikull lidhur me programin RE-SEED që kishte filluar në Universitetin Northwestern të Bostonit dhe mora kontakt me drejtuesit e tij. Ne patëm 18 vullnetarë në klasën e parë që hapëm pesë vjetësh dhe filluam të punonim në 10 shkolla të ndryshme të qarkut Montgomery në shtetin Maryland”.

RE-SEED është akronim i emërtimit Pensionistët që Ndihmojnë Arsimin në fushën e Shkencave përmes Eksperimenteve dhe Demonstrimeve.

Programi ka filluar në vitin 1991 me 6 shkencëtarë në Boston dhe tani është i pranishëm në 10 shtete të Amerikës. Merret kryesisht me klasa që kanë nxënës të moshës 12-14 vjeç, kur, së pari, fillojnë lëndët e shkencave që në arsimin tetëvjeçar, përfshin lëndë të tilla, si fizika, kimia dhe biologjia.

“Synimi i programit është të ngjallet interesi tek fëmijët e kësaj faze të rëndësishme të formimit të tyre në klasat e 6-ta, të 7-ta dhe të 8-ta për një të ardhme në fushën e shkencës dhe inxhinierisë”.

Çdo javë, zoti Wiess përpiqet të nxisë interesin e nxënësve në Shkollën 8-vjeçare Montgomery Village. Mësueja e shkencave, Lara Hilton, thotë se pjesëmarrja e zotit Weiss në lëndën e saj i ndihmon nxënësit të kuptojnë sa të rëndësishme janë dituritë shkencore në jetë.

“Fëmijëve u pëlqen të shohin një shkencëtar të vërtetë. Që të dy kemi një ide të përbashkët lidhur me eksperimentet që do të zhvillojmë. Zoti Weiss më ndjek kur shpjegoj dhe është i lirë të ndërhyjë e të shpjegojë ndonjë gjë që unë lë pa prekur. Kur flet ai, ndërhyj edhe unë. Punojmë së bashku në grupe nxënësish në laborator dhe shkojmë sa tek njëri grup tek tjetri për të parë se si veprojnë”.

Mësuesi i shkencave Dominic Ambrosi, i cili ka bashkëpunuar me programin RE-SEED, thotë se disa prej shkencëtarëve janë më të prirur t’i shpejgojnë mirë gjërat për nxënësit e disa të tjerë e kanë disi më të vështirë.

“Shumë njerëz e njohin lëndën, por nuk janë shpjegues të mirë.”

Në shtetin e Marylandit, bashkërenduesi Dave Weiss po e bën të njohur programin tek ish-kolegët e tij në përpjekje për të rekrutuar më shumë viullnetarë. Ai shkon gjithashtu nëpër shkollat për të bindur mësuesit të pranojnë zbatimin e këtij eksperimenti dhe të zhvillojnë një orë mësimi në javë me pjesëmarrjen e një shkencëtari në pension. //kk//

XS
SM
MD
LG