Lidhje

Trupat amerikane vranë 97 luftëtarë armiq gjatë operacioneve në Irak - 2003-06-13


Zyrtarët e ushtrisë amerikane thonë se trupat amerikane kanë vrarë këtë javë të paktën 97 luftëtarë armiq në Irak, gjatë operacioneve që synonin çrrënjosjen e përhrahësve të Saddam Husseinit.

Zyrtarët thonë se 70 prej tyre u vranë gjatë një sulmi ndaj atij që Komanda Qendrore Amerikane e cilëson një “kamp stërvitor për terroristë” në veriperëndim të Bagdadit. Agjencia e lajmeve Associated Press citon një zyrtar i Pentagonit tha se mesa duket shumica e luftëtarëve nuk ishin irakianë.

Komanda Qendrore amerikane thotë se trupat amerikane vranë të premten edhe 27 luftëtarë të tjerë pasi u sulmuan në veri të kryeqytetit irakian.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore thuhet se trupat vranë katër nga luftëtarët, pasi u vunë në shënjestër të një sulmi me granatahedhëse në qytetin e Baladit. Aty thuhet gjitashtu se forcat amerikane e ndoqën pjesën tjetër të grupit me automjete të blinduara dhe helikopterë luftarakë, duke vrarë edhe 23 luftëtarë të tjerë irakianë. Nuk pati njoftime për viktima amerikane gjatë përleshjes.

Komanda Qendrore njofton gjithashtu se në qytetin verior Kirkurk trupat amerikane arrestuan 74 persona të dyshuar si simpatizantë të rrjetit al-Kaida. Ky operacion u ndërmor të enjtenm, pas marrjes së një informacioni nga shërbimi i zbulimit.

Zyrtarët amerikanë fajësojnë përkrahës të Partisë Bath dhe grupet paraushtarake besnike të Saddam Husseinit, për shkallëzimin kohët e fundit të sulmeve ndaj ushtarëve amerikanë. Të paktën 10 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë 16 ditëve të fundit.//kk//

XS
SM
MD
LG