Lidhje

Miratohet projekt-kushtetuta e Bashkimit Evropian - 2003-06-13


Delegatët në një kuvend të Bashkimit Evropian miratuan një projekt-kushtetutë, ku sqarohet se si kjo organizatë në rritje do të funksionojë në dekadat e ardhshme.

Kryetari i kuvendit, ish presidenti francez Valeri Zhiskar d’Esten tha të premten në Bruksel se do t’ua paraqesë projekt-kushtetutën udhëheqësve evropianë në një takim të nivelit të lartë javën e ardhshme në Greqi.

Disa nga pikat kryesore janë klauzolat për një president të Këshillit Evropian dhe një ministër të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në projekt propozohet gjithashtu modernizimi i procedurave legjislative dhe ligjore.

Autoritetet thonë se nuk është rënë ende dakord për hollësitë mbi disa pjesë kyçe, si çështja e taksave dhe ajo e vetos së vendeve të veçanta. Ato do të diskutohen gjatë muajve të ardhshëm. //kk//

XS
SM
MD
LG