Lidhje

100 milionë pamje nga hapësira në internet - 2003-06-14


Shkencëtarët amerikanë që kanë një faqe të njohur interneti për astronominë thonë se kanë arritur një rekord të pazakontë: 100 milionë pamje dhe fotografi astronomike të kësaj faqeje janë përhapur përmes internetit.

Faqja e quajtur “Fotografia astronomike e ditës”, e krijuar nga agjencia amerikane e hapësirës NASA, boton imazhe astronomike që nga viti 1995, shoqëruar me sqarime dhe komente. Të shtunbën për shembull në këtë faqe janë vendosur fotografitë e mjegullnajave planetare që janë re të ndritshme gazi që janë lëshuar nga yje që fiken.

Agjenci homologe në shumë vende të tjera kanë ndjekur shembullin e Nasës duke krijuar faqe të tilla, me komentet e astronautëve të përkthyera në të paktën nëntë gjuhë të tjera. //kk/

XS
SM
MD
LG