Lidhje

Çekët i thonë “po” anëtarësimit në BE - 2003-06-14


Në Republikën Çeke, rezultatet zyrtare tregojnë se çekët kanë votuar me shumicë dërrmuese në një referendum, në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zyra Çeke e Statistikave njoftoi se pas numërimit të gati 90 përqind të votave, 77 përqind e votuesve miratuan referendimin për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në referendum morën pjesë 55 përqind e çekëve me të drejtë vote. Nëntë vende të tjera, shumica në Evropën Lindore, do të anëtarësohen gjithashtu në Bashkimin Evropian vitin e ardhshëm.

Përkrahësit thonë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të përmirësojë standardet e jetesës të çekëve, ndërsa ata që janë kundër thonë se vendi do ta humbë sovranitetin duke u bashkuar me aleancën evropiane.

Republika Çeke është e shtata mes 10 vendeve që kanë mbajtur referendume për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.//kk//

XS
SM
MD
LG