Lidhje

Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë rifilluan bisedimet - 2003-06-14


Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë të sigurimit janë takuar për të gjallëruar procesin e paqes të tronditur nga një javë dhune, nga e cila humbën jetën më shumë se 60 veta. Bisedimet që u zhvilluan mbrëmë në Izrael u përqendruan në një zotim të palestinezëve për të marrë përgjegjësinë e sigurimit në pjesët e Rripit të Gazës nga ku janë tërhequr forcat izraelite.

Zyrtarët e Organizatës për Çlirimin e Palestinës pritet të takohen sot dhe mund të ratifikojnë ndonjë plan të ri për sigurimin. Kryeministri palestinez, Mahmoud Abbas, pritet të takohet në Gaza me udhëheqësit e grupeve ekstremiste në përpjekje për t’i bindur ata të ndërpresin sulmet kundër izraelit.

Një ekip vëzhguesish të Kombeve të Bashkuara do të përpiqet t’i ndihmojë palët të përmbushin detyrimet e tyre në përputhje me detyrimet që burojnë nga “harta rrugore” drejt paqes, e mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.//ic//

XS
SM
MD
LG