Lidhje

Vajza e madhe e Sadam Huseinit: babai është gjallë - 2003-06-15


Vajza e madhe e Sadam Huseinit thotë se mendon që i ati është ende gjallë.

Raghad Husein i tha gazetës britanike ”Sunday Times” në një intervistë të botuar të shtunën se nuk ka asnjë lidhje me të atin ose me dy vëllezërit e saj, Udai e Kusai, por se mendon që ata u kanë shpëtuar luftimeve në Irak.

Ish-udhëheqësi irakian, Sadam Husein, nuk është parë që prej rënies së Bagdadit në duart e forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara më 9 prill. Zonja Husein tha për gazetën ”Sunday Times” se shpreson që babai i saj të jetë gjallë, sepse ”ai ka qënë një baba i mirë”.

Zonja Husein vazhdon të jetojë diku në Irak, pasi e kaloi një pjesë të kohës së luftës në Bagdad. Aktualisht ajo jeton me 4 fëmijët e saj, si dhe me të motrën Rana e 3 fëmijët e saj.

Zonja Husein tha se është e vetëdijshme se nuk mund të qëndrojë në Irak. Gazeta ”Sunday Times” njofton se mendohet që ajo të kërkojë strehim politik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjatë intervistës, zonja Husein, e cila flet shumë mirë anglisht, mohoi njoftimet se ajo kishte shqyrtuar mundësinë që të kërkonte strehim politik në Britani. //az//

XS
SM
MD
LG