Lidhje

Presidenti Bush dënon grupin ekstremist Hamas - 2003-06-15


Presidenti Bush tha se bota duhet të mbajë një qendrim të ashpër ndaj grupit ekstremist palestinez Hamas. ”Grupe si Hamasi përpiqen të shkatërrojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe prandaj duhet të ndalen”.

Presidenti Bush tha se vazhdon të ketë besim se paqja në Lindjen e Mesme do të arrihet. Ai shtoi se vrasësit, që duan të sabotojnë procesin e paqes, nuk duhet të lejohen të arrijnë synimet e tyre. “Bota e lirë, ata që e duan lirinë dhe paqen, duhet të mbajnë një qëndrim të ashpër ndaj Hamasit dhe vrasësve.”

Më shumë se 60 vetë janë vrarë në Lindjen e Mesme në valën e dhunës që pasoi takimin e fundit tre-palësh të nivelit të lartë midis presidentit Bush dhe kryeministrit palestinez e atij izraelit. Presidenti tha se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

“Arritja e paqes do të jetë një rrugë e vështirë. Por jam i vendosur të vazhdoj të përdor ndikimin e qeverisë time për të çuar përpara paqen.” Presidenti Bush i bëri këto komente pasi mori pjesë në shërbimet kishtare të së dielës në shtëpinë e prindërve të tij në Kenibankport të shtetit Meijn. //az//

XS
SM
MD
LG