Lidhje

Kryeministri palestinez Abaz në Gaza për t'u kërkuar ekstremistëve që t’u japin fund sulmeve - 2003-06-15


Kryeministri palestinez, Mahmud Abaz, ndodhet në Gaza, ku do tu kërkojë ekstremistëve palestinezë që t’u japin fund sulmeve kundër Izraelit.

Zyrtarë palestinezë thanë se zoti Abaz do ti shfrytëzojë bisedimet e sotme për ti bindur udhëheqësit ekstremistë palestinezë që të pranojnë një armëpushim me Izraelin. Dje, ndërmjetës egjiptianë u dhanë fund 2 ditë bisedimesh me ekstremistët palestinezë në Gaza pa arritur një marrëveshje armëpsuhimi.

Duke folur pas takimeve, një udhëheqës i grupit Hamas tha se armëpushimi nuk është i mundur për sa kohë që Izraeli vazhdon sulmet ushtarake kundër udhëheqësve të këtij grupi. Nga ana e tij, Izraeli tha se forcat e tij do të vazhdojnë sulmet kundër objekteve të grupit Hamas deri sa të ndalen sulmet kundër Izraelit.

Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, përjashtoi mundësinë e arritjes së paqes me palestinezët derisa Autoriteti Palestinez të marrë masa kundër grupeve ekstremiste, përgjegjëse për një numër sulmesh vdekjeprurëse kundër Izraelit.

Në një zhvillim tjetër, një diplomat i lartë amerikan, i cili po mbikqyr zbatimin e planit të paqes në Lindjen e Mesme, i njohur edhe si Harta Rrugore, zhvilloi takimet e tij të para me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë. John Wolf u takua dje me kryeministrin Sharon, ndërsa sot do të takohet në Gaza me kryeministrin palestinez, Abaz.

//ze//

XS
SM
MD
LG