Lidhje

Forcat e koalicionit në Irak arrestojnë 371 persona - 2003-06-17


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se forcat e koalicionit në Irak kanë arrestuar 371 veta gjatë operacionit të fundit, që ka për qëllim të mposhtë qëndresën e elementeve besnikë të ish regjimit irakian.

Në një deklaratë të Komandës Qëndrore Amerikane thuhej se arrestimet u bënë ndërkohë që forcat amerikane kryen bastisje në Bagdad dhe në afërsi të qyteteve Tikrit dhe Kirkuk. Gjatë bastisjeve u konfiskuan armë dhe lëndë plasëse. Zyrtarët thonë se operacioni i koduar Desert Scorpion ka për qëllim të mposhtë xhepat e fundit të qendresës të regjimit të Sadam Huseinit dhe në të njëjtën kohë të ndihmojë në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Operacioni pason një seri sulmesh që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 40 ushtarëve amerikanë që nga fillimi i muajit të kaluar. Një zëdhënës ushtarak tha se në incidentin e fundit, një ushtar amerikan u vra të hënën nga një snajper gjatë patrullimit në veri të Bagdadit. Të dielen, dy autokolona suhtarake amerikane u sulmuan me granada në veri të Bagdadit, duke shkaktuar plagosjen e 7 ushtarëve amerikanë.//xh//

XS
SM
MD
LG