Lidhje

Hamasi kundër paqes në Lindjen e Mesme - 2003-06-17


Grupi terrorist palestinez Hamas bëri thirrje për më shumë sulme kundër Izraelit me qëllimin, siç shprehet organizata terroriste, “të shkatërrojë shtetin zionist”.

Deklerata e 12 qershorit pason aktin vetvrasës të një terroristi të organizatës Hamas i cili vendosi një bombë në një autobuz në Jeruzalem, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 17 persona dhe plagosjen e më shumë se 100 të tjerëve. Presidenti Amerikan George W. Bush tha se grupet terroriste si Hamasi nuk janë të interesuara për krijimin e një shteti palestinez i cili do të jetonte në paqe me Izraelin.

“Në Lindjen e Mesme ka persona që nuk e duan paqen, që dëshirojnë të vrasin duke mos lejuar që Izraeli të jetojë në paqe dhe siguri dhe që kryejnë vrasje duke minuar përpjekjet e Kryeministrit të Autoritetit palestinez për një shtet palestinez të aftë të funksionojë krahas shtetit izraelit,” tha presidenti Bush.

Që nga krijimi i saj në vitin 1987, organizata Hamas ka patur si qëllim shkatërrimin e shtetit izraelit dhe ngritjen e një shteti extremist mysliman në vend të tij. Për arritjen e këtij qëllimi, Hamasi ka vrarë qindra Izraelitë, palestinezë, amerikanë dhe plagosur shumë të tjerë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se problemi nuk qëndron tek shteti izraelit dhe autoriteti palestinez. Problemi kryesor është organizata terroriste Hamas, e cila është armike e autoritetit palestinez. Hamasi përbën një kërcënim për përpjekjet e kryeministrit të autoritetit palestinez, zotit Mahmud Abaz, për krijimin e një shteti palestinez. Ajo që ka rëndësi, tha zoti Fletcher, është që palët në Lindjen e Mesme të bashkëpunojnë për të shkatërruar organizatën Hamas dhe organizata të tjera terroriste.

Ka ardhur koha, tha Presidenti Bush, që ata që duan paqen në Lindjen e Mesme, të luftojnë terrorin, ndërpresin ndihmën financiare për oganizatat terroriste si Hamasi dhe të ndalojnë urrejtjen e atyre personave që janë bërë pengesë për arritjen e paqes në rajon.

XS
SM
MD
LG