Lidhje

Kryeministri palestinez nuk pati sukses në bisedimet me udhëheqësit ekstremistë - 2003-06-17


Kryeministri palestinez, Mahmud Abbas, nuk arriti përsëri të bindë grupet ekstremiste palestineze, Hamas dhe Xhihadi Islamik, që të ndërpresin sulmet kundër civilëve izraelitë.

Por zyrtarët e Hamasit thanë se ky grup është i gatshëm të zhvillojë diskutime të mëtejshme lidhur me këtë çështje. Zoti Abbas zhvilloi bisedime me të dy grupet dje në përpjekje për të arritur një armëpushim.

Në një zhvillim tjetër, presidenti Bush i telefonoi presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, për t’i kërkuar që ta ndihmojë zotin Abbaz të konsolidojë forcat palestineze të sigurimit që të godasin grupet ekstremiste.

Ndërkaq, forcat izraelite janë vënë në ndjekje të disa personave në Bregun Perëndimor, që vranë një vajzë 7 vjeçare izraelite të martën.//ic//

XS
SM
MD
LG