Lidhje

Në Shkup filloi takimi i delegacioneve të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë - 2003-06-18


Në Shkup filloi takimi i delegacioneve të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë, vendeve që nënshkruan Kartën e Adriatikut me Shtetet e Bashkuara para pak javësh në Tiranë dhe që synojnë anëtarësim në Nato brenda tre vjetësh.

Ndërkohë, zëdhënësit e Natos, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së e dënuan incidentin e djeshëm ku jetën e humbi një ushtar maqedonas pasi automjeti me të cilin udhëtonte hasi në minë, në veri të Maqedonisë. Zëdhënësit thanë në një konferencë të përbashkët për mjetet e informimit se presin që hetimet e drejta ta ndriçojnë rastin deri në fund dhe t'i sjellin autorët e krimit para drejtësisë.

Megjithatë, zyrtarët ndërkombëtarë në Shkup e vlerësojnë gjendjen në Maqedoni si të qëndrueshme por të brishtë. Zëdhënësi i OSBE-së Vofgang Greven tha se OSBE e mbështetë shtimin e masave të sigurisë në veçanti në ish-zonat e krizës.

Zëdhënësi i Natos Craig Ratcliff mendon se nuk ka mbështetje për një krizë të re:

PJESE TONIKE: I think there's no support for …

“Nuk ka mbështetje për shtimin e dhunës ose për kthimin e periudhës së konfliktit”, tha zëdhënësi. Ai tha se të gjitha partitë e përgjegjshme janë angazhuar dhe lëvizin drejt një gjendjeje paqësore dhe të qetë dhe se kanë bërë, siç tha zoti Ratcliff, ‘një përparim të madh për të arritur në këtë shkallë’.

Zëdhënësja e BE në Shkup Irena Guzelova, në lidhje me takimin e nivelit të lartë në Selanik që fillon nesër, u tha gazetarëve se procesi i Stabilizim - Asocimit do të mbetet parimi numër një i BE për integrime të reja.

Ndërkohë, zyrtarë të misionit ushtarak të BE, “Konkordia” bënë të ditur se një helikopter i këtij misioni është shkatërruar nga moti i lig që e përfshiu zonën e aeroportit të Shkupit ditët e fundit. //ss//

XS
SM
MD
LG