Lidhje

Paraqitet në Kongresin amerikan një projektligj për të ndihmuar biznesin në Kosovë - 2003-06-19


Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel paraqiti të enjten në Kongres projektligjin për ngritjen e Fondit Kosovaro-Amerikan i Ndërmarrjeve.

Ligjvënësi Engel thotë se derisa Kosova të bëhet shtet i pavarur, gjë që ai e mbështet me forcë, është e nevojshme që Amerika ta ndihmojë popullin e Kosovës sa më shumë që të jetë e mundur.

Ai theksoi se Fondi Kosovaro Amerikan përbën një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Fondi do të shërbejë për të ndihmuar njësitë e vogla dhe të mesme të biznesit në Kosovë nëpërmjet huave dhe formave të tjera të ndihmës financiare. Projektligji për fondin po paraqitet edhe në Senat nga senatorja demokrate Hillary Klinton e Nju Jorkut dhe republikani Mitch MaConnell i shtetit Kentaki.//kk//

XS
SM
MD
LG