Lidhje

Një ushtar vritet, dy plagosen në një sulm pranë Bagdadit - 2003-06-19


Në sulmin që u krye dje kundër trupave amerikane në jug të Bagdadit, i treti brenda 24 orësh kundër forcave të Shteteve të Bashkuara në Irak, një ushtar mbeti i vrarë. Dy ushtarë të tjerë amerikanë u plagosën në këtë incident. Sulmi i djeshëm u krye në të njëjtën zonë, ku të mërkurën u vra një ushtar tjetër amerikan.

Zyrtarët amerikanë fajësojnë për serinë e kohëve të fundit të sulmeve, bandat besnike të Saddam Husseinit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se goditjet e kohëve të fundit të forcave të koalicionit kundër atyre që besohet të fshihen pas këtyre sulmeve janë të domosdoshme për të mbrojtur trupat amerikane dhe për t’i hapur rrugën rindërtimit të Irakut.//ic//

XS
SM
MD
LG