Lidhje

Autoritetet amerikane kanë nën vërrejtje një shofer amerikan kamioni që kishte lidhje me al-Qaidën - 2003-06-20


Zyrtarët amerikanë të drejtësisë thonë se një shofer amerikan kamioni që kishte lidhje me al-Qaidën pranoi fajësinë nën akuzat se ishte i implikuar në një komplot për të hedhur në erë një aeroplan amerikan dhe një urë në New York.

Prokurori i Përgjithëshëm, John Ashcroft, tha dje se shoferi ishte Imin Faris nga Kolumbos e Ohajos. Ai tha se Farisi ishte imigrant nga Kashmiri, por kishte marrë shtetësinë amrikane. Zoti Ashcroft u tha gazetarëve në Uashington se shoferi i kamionit ka pranuar se i kishte ndihmuar operativët e al-Qaidës për të shtënë në dorë mjete që do të përdoreshin për të nxjerrë trenat nga shinat dhe për të shembur një urë. Zoti Ashcroft nuk tha se për cilën urë ishte fjala, por besohet që ajo të jetë ura e famshme e Brooklinit.

Prokurori i Përgjithëm tha gjithashtu se i pandehuri u takua me operativët e al-Qaidës, duke përfshirë edhe Osama bin Ladenin, gjatë udhëtimeve që ai bëri në Pakistan dhe në Afganistan nga fundi i vitit 2000 deri në prill të vitit 2002.

Në bazë të marrëveshjes me prokurorët, Faris u tregoi atyre rreth udhëtimeve të tij në emër të al-Qaidës për të parë objekte të mundëshme për sulme terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët thonë se Imin Faris u arrestua më 1 maj, por arrestimi i tij u mbajt i fshehtë deri dje.//ic//

XS
SM
MD
LG