Lidhje

Udhëheqësit evropianë mbështesin projekt-kushtetutën e re të Bashkimit Evropian - 2003-06-20


Udhëheqësit evropianë, gjatë një takimi të nivelit të lartë në Greqi, mbështetën projekt-kushtetutën e re të Bashkimit Evropian, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës kundër një grupi protestuesish antikapitalistë pranë vendit ku po mbahej takimi.

Udhëheqësit e cilësuan projektin si një bazë të mirë për kushtetutën, që pritet të miratohet brenda këtijn viti. Por ata ishin të një mendjeje se duhet punuar ende për dokumentin dhe lanë të kuptohej se priten ende negociata të vështira në muajt e ardhshëm për projektin.

Ndërkohë, policia e ndërhyrjes së shpejtë përdori gaz lotsjellës ndaj disa qindra protestuesve që qëllonin me gurë policët, të cilët po përpiqeshin të mos i lejonin ata të hynin në vendin e takimit në qytetin turistik Porto Carras, pranë Selanikut. Protestuesit që qëllonin me gurë ishin shkëputur nga rreth 10 mijë veta që demonstronin paqesisht. Greqia ka dislokuar rreth 15 mijë policë dhe ushtarë në atë zonë.

Udhëheqësit evropianë miratuan njëzëri guvernatorin e Bankë së Francës, Zhan Claude Trichet, si kandidat për president të Bankës Qendrore Evropiane. Këtë javë, prokurorët tërhoqën akuzat e ngritura ndaj zotit Trchet për korruppsion lidhur me një skandal bankar në fillim të viteve 1990.

//ze//

XS
SM
MD
LG