Lidhje

Rriten shpresat për marrëveshjen e sigurisë në Rripin e Gazës - 2003-06-21


Lajmet bëjnë të ditur se zyrtarë izraelitë dhe palestinezë po bëjnë përparim drejt një marrëveshjeje, e cila do t’u jepte palestinezëve kontrollin e sigurimit në të gjithë Rripin e Gazës.

Njoftimet e gazetave amerikane dhe izraelite vënë në dukje se në bazë të marrëveshjes, ushtria izraelite do të tërhiqej nga shumica ose gjithë Rripi i Gazës dhe autoriteti palestinez do të merrte përgjegjësinë për shtypjen e ekstremistëve palestinezë.

Zyrtarët paralajmëruan se arritja e marrëveshjes mund të dështojë për shkak të dhunës ose faktorëve të tjerë. Por zyrtarë palestinezë thanë se shpresojnë që marrëveshja mund të hapë rrugën për një marrëveshje më të madhe, që do të përfshinte edhe një armëpushim nga grupet ekstremiste palestineze si dhe ndaljen e vrasjeve nga Izraeli të udhëheqësve të dyshuar ekstremistë.//kk//

XS
SM
MD
LG