Lidhje

Kryeministri indian Vaçpaji mbrriti sot në Pekin - 2003-06-22


Kryeministri indian Atal Behari Vaçpaji mbrriti sot në Pekin për bisedime mbi shtimin e besimit dy palësh dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Zoti Vaçpai, i cili shoqërohet nga një delegacion i madh afarist, tha para se të nisej nga India se ai i kushton përparësi të madhe marrëdhënieve me Kinën.

Ai është udhëheqësi i parë indian që viton Kinën në një dekadë. Këto dy vende, me popullsinë më të madhe në botë, ku jetojnë më tepër se një e treta e popullsisë së botës, shpeshherë kanë patur marrëdhënie të acaruara, më të spikaturat kanë qënë një seri mosmarrëveshjesh territoriale, mbështetja e Kinës për Pakistanin dhe provat bërthamore të Indisë.

//ze//

XS
SM
MD
LG