Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë i bëri thirrje gjithë popullit të Bosnjes që të lërë mënjanë mosmarrëveshjet - 2003-06-22


Papa Gjon Pali i Dytë i bëri thirrje gjithë popullit të Bosnjes që të lërë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të punojë për të siguruar një të ardhme të sigurtë.

Duke folur në qytetin e Banja Llukës në Bosnjen veriore, Papa u lut gjithashtu për faljen nga Zoti të akteve të gabuara të kryera nga të katolikët e të tjerët. Gjatë vizitës së tij një ditëshe, udhëheqësi i Kishës Katolike synon të nxisë ripajtimin e mëtejshëm mes popullatës ortodokse sërbe të Bosnjes, që përbën shumicën, dhe myslimanëve e kroatëve katolikë, që përbëjnë pakicën.

Ai mbajti një meshë për dhjetra mijëra peligrinë në manastrin e Petricevacit, ku e kishte selinë një prift, i cili kryesoi një masakër kundër një fshati sërb gjatë luftës së dytë botërore.

Kjo është vizita e dytë e kreut të Kishës Katolike në Ballkan gjatë dy javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG