Lidhje

SHBA: Do të zbuten kufizimet që pengojnë vendet e varfëra të importojnë ilaçe - 2003-06-22


Shtetet e Bashkuara ranë dakord të zbusin kufizimet që pengojnë aftësinë e vendeve më të varfëra për të importuar ilaçe me patentë, për të kuruar sëmundje që përbëjnë kërcënim për jetën.

Një zyrtar amerikan u tha sot gazetarëve në përfundim të bisedimeve të Organizatës Botërore të Tregëtisë në Egjipt, se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i kufizojnë llojet e ilaçeve të disponueshme për vendet në zhvillim, në një listë sëmundjesh specifike.

Kjo çështje është kyçe për shumë vende në zhvillim, të cilat kanë thënë se nuk do të pranojnë marrëveshje të tjera të Organizatës Botërore të Tregëtisë, deri sa çështja të zgjidhet. Zyrtarët shpresojnë ta zgjidhin çështjen para bisedimeve të ardhshme të kësaj organizate, që do të zhvillohen në Meksikë në muajin shtator. Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të reformojë politikën bujqësore.// lk //

XS
SM
MD
LG