Lidhje

Metodë e re për heqjen e tumorit në tru - 2003-06-24


Kjo procedurë e re kryhet në spitalin e Houstionit në Teksas dhe në një numër qendrash spitalore në Shtetet e Bashkuara. Duket se kjo është metoda më e mirë kirurgjike deri më sot. Pas operimit, pacientes nuk i mbetet asnjë shenjë, rreziqet janë të shkallës minimale dhe ajo qëndron në spital jo më shumë se një natë. Allison Dawson thotë se fillimisht ndjehej e lodhur e kishte dhimbje të vazhdueshme koke. Pas vizitave dhe analizave mjekët përcaktuan se ajo kishte një tumor në tru në gjendrën e endokrinës që prodhon hormone. Tumori ishte beninj, por me pasoja, pasi mund ta linte atë të paaftë për të lindur fëmijë. Për lehtësimin e simptomave Allison filloi të merrte ilaçe por pa efekt. Kështu që mjeku David Baskin vendosi të përdorte një procedurë të re me endoskop duke e kaluar aparatin në hundë e deri në tru në vendin e tumorit. Doktor Baskin përdor një endoskop, një tub në fund të të cilit vendoset një kamer e vogël dhe një instrument të hollë i cili shërben për gjetjen e turmorit në gjëndrën e endokrinës në qëndër të trurit dhe për heqjen e tij. Më parë heqja e një tumori të tillë kryehej duke hapur kafkën e kokës e duke zbuluar trurin. Ndërsa tani, thotë doktor Baskin i njëjti operacion kryhet duke kaluar endoskopin në vrimën e hundës e drejt e në tru. Pacientja qëndron vetëm 24 orë në spital dhe del e shëruar e pa asnjë shenjë operacioni në lëkurë.

Ilaç i Ri Kundër Virusit HIV

Administrata e ushimeve dhe ilaçeve miratoi ilaçin e ri Reyrtaz. Ky ilaç është prodhim i firmës farmaceutike Bristol-Myers Squib. Ai ndihmon për vënien nën kontroll të virusit Hiv që shkakton Sidën. Ilaçi i ri i përket grupit të ilaçeve protease. Ky grup ilaçesh shpesh përdoret me ilaçin tjetër të grupit transkriptase i cili bllokon shumëzimin e virusit Hiv.

Teleskop i Fuqishëm për Përdorim Publik

Zyrtarët e qendrës Kabot për shkencë dhe hapësirë në Oakland të Kalifornisë shpresojnë se teleksopi i ri, fjala e fundit e teknikës, do të tërheqë më shumë vizitorë. Ky shikohet si teleskopi më i madh që është vënë për përdorim publik në Amerikën e Veriut. Nëpërmjet tij, tani çdo kush mund të vrojtojë yjet dhe objekte të tjera në hapësirë. Qëndra shkencore Kabot tërheq çdo vit rreth 150 mijë vizitorë. Por me vënin në përdorim të teleskopit të ri, zyrtarët e turizmit shpresojnë që numri i vizitorëve të rritet në 250 mijë. Për projektimin dhe ndërtimin e teleskopit të ri u shpenzuan rreth 1 milionë e 500 mijë dollarë. Kjo shumë u siguruar vetëm nga fonde private. Zyrtarët parashikojnë një rritje të numrit të vizitorëve veçançërisht gjatë muajit gusht, kur planeti Mars i afrohet tokës në distancën më të afërt gjatë 15 mijë vjetëve të fundit. Deri nga fundi i vitit, imazhet e marra nga teleskopi i ri mund të shihen edhe npërmjet kompjuterit. Gjithashtu studentët ose astronomët amatorë nëpërmjet kumpjuterit do të jenë në gjendje me telekomandë nga shtëpia ose klasa ta drejtojnë teleskopin drejt çdo ylli ose objekti në hapësirë që ata dëshirojnë të vrojtojnë.//kk//

XS
SM
MD
LG