Lidhje

Autoritetet greke konfiskojnë një anije mallrash të ngarkuar me lëndë plasëse - 2003-06-24


Autoritetet greke konfiskuan një anije mallrash të ngarkuar me lëndë plasëse, ndërsa po hetojnë nëse ajo kishte lidhje me terrorizmin.

Ekspertët ushtarakë morën masat për të siguruar ngarkesën e anijes “Qielli i Balltikut” me lëndë plasëse të shkallës industriale dhe aktivizues, për të cilat autoritetet thonë se kanë fuqinë e një bombe atomike.

Zyrtarët thonë se anija ishte ngarkuar në Tunizi në maj dhe kishte si destinacion një kompani në Sudan. Një firmë tuniziane pretendon se ka një kontratë për t’ia çuar ngarkesën një kompanie sudaneze për përdorim civil. Por në një zhvillim të ri, autoritetet tuniziane kanë filluar procedurat ligjore kundër pronarit të anijes, pasi kishte ndryshuar destinacionin fillestar të ngarkesës.// lk //

XS
SM
MD
LG