Lidhje

Kosovë:KFOR-i dërgon forca të posaçme në mbrojtje të komunitetit serb në Obiliq - 2003-06-24


Komandanti i forcave paqërujatëse në Kosovë gjenerali italian Fabio Minni ka urdhëruar vendosjen e njësive të posaçme në komunë e Obiliqt, skenë e vrasjes së tre pjestarëve të komunitetit serb në fillim të këtij muaji. Ky vendim ka pasur një takim të gjeneralit Minni me zëvendëskryeministrin serb Nebojsha Çoviq.Por, policia e Kombeve të Bashkuara e ka vlerësuar si të panevojshme praninë masive të trupave në këtë komunë. Forcat paqëqrujatëse në Kosovë thanë se kanë vendosur një njësi të posaçme të karabiniervëe në komunën e Kastriotit ish Obiliqit për të mbrojtur pjesëtarët e pakicës kombëtare serbe që jëtojnë në këtë qytezë. Ky vendim ka pasuar një takim me dyer të mbylluar ndërmjet komandnatit të KFOR-it gjeneralit italian Fabio Minni dhe zëvendëskryenministritt serb Nebojsha Coviq, ku siq thuhet është diskutuar gjendja në këtë komunë pas vrasjes së tre pjestrëvëe të komunitetit serb më 4 qershoir të këtij vitit në rrethaa të pasqaruara. Ky i fundit u ka deklaruar mjeteve serbe të informimit se situata në Kosovë është siq është shprehur ai, katastrofike. Ai i ka ritikuar ashpër Misionin e Kombeve të Bashkuara për shkak të situatëës së pakicës serbe të cilët sipas tij nuk kanë liri të lëvizjes, ndërsa kthimi I të zhvendosurëve nuk ka shënuar ndonjë përparim. Zyrtarët e Misionit nuk deshën të komentojnë qëndrimet e Nebojsha Çoviqit, ndërsa një zëdhnës i forcave paqërujatëse Gary Bannister Green tha se një njësi e posaçme është vendosur në Obiliq…

”Vendosja e tyre tha zëdhënësi Green ka për qëllim të mbështesë Shërbimin Policor të Kosovës dhe policinë e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, zyrtarët e kësaj të fundit mohuan pohimet serbe se vrasja e trefishtë në Obiliq ishte vepër e shqiptarëve. Zëdhënësi i kësaj policie Derek Chappell tha se krimi nuk është cilësuar me motive etnike ndërsa hetimet ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim…

***ton*** Zëdhnësi Chappell tha se situata në Obiliq nuk është e tillë që të ketë nëvojë për prani masive të policisë. Gjendja atje ishte e qetë për shumë kohë, ndërsa vrasja tragjike ishte e pazakonshme. Mirëpo kjo nuk nëkupton se policia do të kundërhstojë ndihmën e KFOR-it në këtë rajon. Zyratrët e KFOR-it dhe Policisë megjithatë mohuian cdo mundësi që të ketë ndonjë mospajtrim të thellë ndërmjet tyre, megjithë vlerësimet tërësisht të ndryshme rreth gjendjes së komunitetit serb në Obiliq. //ss//

XS
SM
MD
LG