Lidhje

Presidenti Bush premton të punojë me Kongresin për një ndihmë për Pakistanin - 2003-06-24


Presidenti Bush tha se do të përpiqet të sigurojë nga Kongresi një paketë ndihmash prej 3 miliardë dollarësh për Pakistanin, si shenjë mirënjohjeje për këtë aleat të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

Presidenti e bëri këtë njoftim të martën në një konferencë të përbashkët shtypi, pas bisedimeve me presidentin pakistanez, Pervez Musharraf, në vendpushimin presidencial Camp David.

Presidenti Bush bëri gjithashtu të ditur arritjen e një marrëveshjeje e cila tha ai do të krijojë një strukturë zyrtare për zgjerimin e partneritet ekonomik.

Presidenti Bush tha se si Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara kërcënohen nga terrorizmi global dhe se të dy vendet janë të vendosura ta fitojnë luftën kundër tij.

Duke e cilësuar homologun e tij pakistanez, Pervez Musharraf, si një udhëheqës të guximshëm, presidenti Bush përshëndeti kapjen e më tepër se 500 personave të dyshuar në luftën kundër terrorizmit.

Mbështetja e Pakistanit ishte shumë e rëndësishme për suksesin e luftës kundër al-Kaidës në Afganistan. Kjo mbështetje dha përsëri frytet e saj sot, kur presidenti Bush premtoi se do t’i kërkonte Kongresit një paketë ndihmash prej 3 miliardë dollarësh për Pakistanin.

Plani 5-vjeçar përfshin ndihmë ekonomike dhe ushtarake, por jo avionë reaktivë të tipit F-16, që kërkon zoti Musharraf. “Presidenti Musharraf ka mbështetur me forcë përpjekjet e Pakistanit për të bler avionë të tipit F-16t. Gjysma e fondeve nga paketa e ndihmave prej 3 miliardë dollarësh që ne diskutuam, do të përdoret për çështjer të mbrojtjtes, në të cilat nuk do të përfshihen avionë të tipit F-16”,theksoi presidenti Bush.

India e kundërshton shitjen e avionëve të tipit F-16 Pakistanit, për arsye se ajo i druhet faktit se këta avionë mund të ndryshojnë ekuilibrin ushtarak midis dy fqinjëve bërthamore, mes të cilëve vazhdojnë mosmarrëveshjet rreth rajonit të Kashmirit.//kk//

XS
SM
MD
LG