Lidhje

Itali: arrestohen gjashtë persona nën dyshimet për lidhje me al-Kaidën - 2003-06-24


Policia italiane ka arrestuar gjashtë persona që akuzohen se kanë lidhje me rrjetin terrorist al-Qaida të Osama bin Ladenit. Të gjashtë ata, pesë tunizianë dhe një maroken, u arrestuan gjatë bastisjeve të martën në mëngjes në qytetin e Milanos. Ndërkaq, në Dyseldorf të Gjermanisë një shtetas jordanez ka dalë në gjyq, nën akuzat se po planifikonte sulme terroriste në atë vend, përfshirë hapjen zjarr ndaj njerëzve, në një shesh publik, si dhe hedhjen e një granade dore pranë një objekti izraelit, ose hebraik. //kk//

XS
SM
MD
LG